Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 21-vjeçari në Morinë; do ekstradohet drejt Kanadasë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje,

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë.

21-vjeçari A. K nga Kosova, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Edmonton në Kanada, për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër është burgimi i përjetshëm.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e shkallës së dytë".

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. K, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale "Vrasje e shkallës së dytë".

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.

 

Të fundit