Flash News

E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burg

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë një 45-vjeçar i dënuar me 20 vjet burgim. 

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i Elvison Dimo,  të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

“Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.  Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B”, bën me dije policia.

Të fundit