Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Janinë

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia greke në Janinë.

Shqiptari është ndaluar mëngjesin e djeshëm siç informojnë burime zyrtare.

Gjatë kontrollit policor, është zbuluar se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkimi nga autoritetet shqiptare për veprën penale “moskallëzim krimi” që parashikon dënim maksimal prej 3 vjet burg.

Dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Të fundit