Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 41-vjeçari në Laç

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 41-vjeçari në

Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, u kap në Laç dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar (shtetas shqiptar) i kërkuar nga autoritetet italiane.      

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë.  

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale organizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 20”, gjatë të cilit u kap në fshatin Gjormë, Laç, dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gjormë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Të fundit