Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim nga operacioni ‘Plumbi i Artë’, arrestohet në Holandë Eljo Bitri

I shpallur në kërkim nga operacioni ‘Plumbi i Artë’,

Qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe përdorte dokument me identitet tjetër, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari nga Elbasani, në Holandë në sajë të operacionit të koduar “Leiden”, i zhvilluar nga Policia holandeze, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. 

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 

Sipas policisë në pranga ra Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Ai u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.   

Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi. 

Gjithashtu, Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm).

 

 

 

Të fundit