Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, gazetarja publikon foton e Klodian Zotos nga ‘kafja’

I shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e

Gazetarja Klodiana Lala ka postuar në rrjetet sociale një foto të Klodian Zotos, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Siç duket, Zoto është fotografuar nga një bar-kafe, por nuk mund të evidentohet vendi ku ai ndodhet.

Lala sqaron po ashtu, se foto që ka publikuar është shkrepur ditët e fundit.

I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!”, shkruan Lala. 

 Kujtojmë se Interpol Tirana me kërkesë të SPAK-ut e kanë shpallur në kërkim kombëtar bashkë me Stela Gugallën.

Akuzat që ngrihen për dy të kërkuarit kanë lidhje me inceneratori n e Elbasanit për korrupsionin dhe pastrimin e parave në një vlerë rreth 3.7 milion Euro, të cilat i kanë ‘zhvarur’ nga fondet e shtetit.

Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, janë në kërkim Stela Gugallja, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si edhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Këta persona akuzohen se kanë pastruar para dhe kanë dhënë ryshfet në drejtim të Lefter Kokës, ish-Ministër i Mjedisit aktualisht i arrestuar, me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive.

 

Të fundit