Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.

Sipas policisë, 41-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30.06.2025, ka lëshuar urdhër arresti, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën,  kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30.06.2025, ka lëshuar urdhër arresti, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.   

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B.”, informoi policia e Elbasanit.

 

Të fundit