Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim për vrasje në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni

I shpallur në kërkim për vrasje në Itali, shqiptari

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një 46-vjeçari të pastrehë ukrainas në Itali, është arrestuar në Slloveni. Ngjarja tragjike ndodhi më 27 tetor 2024 në “Via Varese”, Saronno, ku viktima Vadym Usatyi u qëllua për vdekje me dy plumba.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, u ndalua nga autoritetet sllovene më 5 janar 2025 në Lubjanë. Verifikimet zbuluan se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pas një urdhër-arresti të lëshuar më 12 dhjetor 2024 nga gjykata në Busto Arsizio.

Pavarësisht arrestimit, autoritetet italiane ende nuk kanë konfirmuar plotësisht identitetin e tij, duke pritur rezultatet e testeve të gjurmëve të gishtave nga Sllovenia.

Burime nga hetuesit bëjnë me dije se i dyshuari është një kriminel i njohur me precedentë të shumtë penalë dhe dhjetëra pseudonime, duke përdorur dokumente false për t’u fshehur.

Përveç vrasjes në Itali, shqiptari dyshohet të ketë kryer edhe një krim tjetër në Slloveni. Aktualisht, autoritetet italiane dhe sllovene po bashkëpunojnë për të ndjekur procedurat e ekstradimit dhe për të vënë të dyshuarin para drejtësisë.

Të fundit