Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit, shoqërohet djali i Admir Muratajt

I shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit,

Arbër Murataj, i shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi më 19 prill, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas. Të riut i është marrë deklarata e cilë më pas është përcjellë në Prokurori.

Murataj ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. Pas marrjes së deklaratës, Murataj është lënë i lirë pasi nuk ka prova nëse ka qenë ose jo i pranishëm ditën e ngjarjes.

Për dy të rinjtë, Axel Hoxha dhe Ensi Maze, të cilët u përfshinë në vrasjen e Toshkesit, u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Axel Hoxhaj kishte kërkuar ndihmën e Ensi Mazes për të takuar Stiven Toshkesin, pasi donte të sqarohej për një konflikt që kishte pasur me viktimën lidhur me një vajzë, që në fakt ishte e dashura e Toshkesit.

U raportua se një muaj para vrasjes, Toshkesi ishte grindur me Hoxhajn dhe Arbër Muratajn te Rruga e Elbasanit, ku Murataj kishte plagosur me hanxhar Toshkesin, i cili nuk e kishte denoncuar rastin.

Të fundit