Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim për organizatë kriminale në Itali, arrestohet në Rinas

I shpallur në kërkim për organizatë kriminale në Itali,

Policia kufitare ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Në pranga është vënë shtetasi  B. Q. alias B. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale "Organizatë kriminale" dhe "Grabitje me armë", parashikuar nga Kodi Penal italian." thuhet në njoftimin e policisë.

41-vjeçari akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të fundit