Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet në Kakavijë 27-vjeçari nga Fieri

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet

Policia ka vënë në pranga shtetasin K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më herët në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i tij u bë në pikën Kufitare në Kakavijë.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur më 5 janar 2025, ku 27-vjeçari, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Të fundit