Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari. Pritet ekstradimi në Britani

I shpallur në kërkim si pjesë e një organizate kriminale,

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës, dhe mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale.

Në pranga përfundoi Merenglen Cani, i cili do të ekstradohet drejt Britanisë.

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit:

– M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik”, njofton policia.

 

Të fundit