Flash News

E-TJERA

I shpërtheu goma e kamionit teksa ishte duke punuar në gomisteri, ndërron jetë 20-vjeçari

I shpërtheu goma e kamionit teksa ishte duke punuar në gomisteri,

Një 20 vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës. Ai ishte duke punuar në një gomisteri, teksa një gomë kamioni ka shpërthyer, duke i shkaktuar plagë, të cilave nuk iu mbijetoi dot.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:50, në lagjen Kënetë. Viktima ka inicialet R. T. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,

"Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit