Flash News

E-TJERA

I shpëtoi atentatit në 2019, plagoset Marklen Haka, anëtar i 'bandës së Niklës'

I shpëtoi atentatit në 2019, plagoset Marklen Haka, anëtar i

Marklen Haka i njohur si anëtar i bandës së Niklës, është plagosur pas një atentati që është bërë ndaj tij.

Haka ka marrë dëmtime në fytyrë si pasojë e plagosjes dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Haka ka qenë duke udhëtuar me mjet ndërsa autori në këmbë.

Marklen Haka është qëlluar në hyrje të Niklës. Ai është gjetur i shtrirë në rrugë dhe më pas është dërguar në spital.

“Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia.

Haka i shpëtoi atentatit në shtator të vitit 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij. Atentati iu bë në fshatin Zezë të Krujës. Haka arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Të fundit