Flash News

E-TJERA

I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e Gabriel Llucës që vdiq në aksident në Peqin

I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e Gabriel

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj.

Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca.

Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta.

Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën e së dielës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja tronditi familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, të cilët e kujtojnë si një djalë energjik, të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur.

Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca. Tre vite më parë, familja përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait të tij, Agron Lluca.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e automjetit si dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.

Të fundit