Flash News

E-TJERA

I shtruar prej dy javësh tek "Shefqet Ndroqi", Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku

I shtruar prej dy javësh tek "Shefqet Ndroqi", Covid-19 i merr

Ndodhej prej dy javësh i shtruar tek "Shefqet Ndroqi", koronavirusi i ka marrë jetën mjekut nga Berati, Josif Dena.

Në ditët e fundit mjeku Dena ishte i intubuar dhe nuk ia ka dalë dot të mposhtë virusin vdekjeprurës.

Josif Dena ka lindur me 15 shkurt 1949 dhe pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit,deri në daljen në pension disa muaj më parë.

72-vjeçari Dena ishte një nga mjekët më të njohur të qytetit.

Të fundit