Flash News

E-TJERA

I shumëkërkuari i “Metamorfozës” mbërrin në Shqipëri, ekstradohet Aleks Ndreka

I shumëkërkuari i “Metamorfozës” mbërrin në

Aleks Ndreka, i shpallur në kërkim që prej korrikut 2023, në kuadër të operacionit “Metamorfoza” është ekstraduar nga Italia.

49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi A. N. alias A. D. akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Ëanted”.

Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë, në vitin 2017, ekstradohet nga Italia, 49-vjeçari.

Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit A. N. alias A. D., 49 vjeç.

49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi A. N. alias A. D. akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, 47 vjeç nga Lezha, është një person në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndaj të cilit ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesë për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për kryerje vrasjesh. Ai u arrestua në aeroportin e Malpensës në Milano, në qershor 2024, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Ndreka, i njohur si biznesmen, ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ka qenë disa herë objekt atentatesh të dështuara ndër vite.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka pasur rol në sigurimin e kushteve për atentate ndaj disa personave të njohur të botës së krimit, në kuadër të konflikteve mes grupeve kriminale.

Të fundit