Flash News

E-TJERA

I siguroi banesën për t’u fshehur Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari

I siguroi banesën për t’u fshehur Aldo Avdylajt, arrestohet

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi i siguroi një banesë për strehim në Tiranë Aldo Avdylajt, ku ky i fundit iu fshihej autoriteteve.

Në banesë policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

"Në vijim të punës hetimore dhe operacionale të kryer në kuadër të operacionit “Ghosts”, nga strukturat hetimore të Policisë së Durrësit, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës kapën në Shijak, dhe vunë në pranga shtetasin D. Sh., 29 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga Aldo Avdylaj që është i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit