Flash News

E-TJERA

Atentati në Rinas/ Iljaz Çali biznesmen kromi, mikun e ngushtë ia ekzekutuan me 30 plumba në 2014

Atentati në Rinas/ Iljaz Çali biznesmen kromi, mikun e ngushtë

Iljaz Çali po udhëtonte me mjetin e tij tip “Land Rover”, kur u qëllua nga një breshëri arme, nga autorë apo autor ende i paidentifikuar.

Atentati u shënua mbrëmjen e djeshme. Çali ishte duke lëvizur me mjetin, teksa breshëria e armës e la të vdekur duke nxjerrë edhe “Land Rover-in” nga rruga.

Nga kërkimet mbi viktimën, rezulton se Çali është i regjistruar si aksioner i një kompanie që merret me shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit të kromit dhe eksportin e tij.

“Organizim i transportit të udhëtarëve dhe mallrave me mjete të agjencive turistike dhe të shitjes së biletave për udhëtime brenda dhe jashtë vendit. Në fushën e tregtisë, import-eksport me shumicë dhe pakicë të mallrave industrial, ushqimore” thuhet në përshkrimin e aktivitetit të kompanisë në ekstraktin e QKR.

Në 2 Prill të vitit 2014, Çalit i ëhstë ekzekutuar me 30 plumba miku i tij i ngushtë, Gjin Nika, edhe ai biznesmen që merrej me përpunimin e mineralit të kromit. Nika, i dyshuar si vrarës me pagesë, u vra në Urën e Tapizës në Fushë Krujë vetëm një javë pasi ishte liruar nga burgu.

Nika dyshohet se ishte autor i vrasjes së biznesmenit Hasan Talja, dhe ka qenë në listën e të dyshuarve për vrasjen e Shefqet Shehut në vitin 2013 në Bulqizë.

Të fundit