Flash News

E-TJERA

"I the të gjitha", zbardhen mesazhet nga Rama dhe Kurti për Kadarenë në librin e lamtumirës

"I the të gjitha", zbardhen mesazhet nga Rama dhe Kurti për

Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i dhanë lamtumirën sot Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh që e ngriti letërsinë shqipe në panteonin e letërsisë botërore.

Homazhet publike u mbajtën në TKOB, ndërsa në sfond përpos muzikës funebre, lexoheshin edhe poezitë dhe pjesë nga proza e tij, ndërsa pak metra më tutje ishte vendosur libri i ngushëllimeve dhe një foto e madhe e Kadaresë.

Mes të pranishmëve ishin dhe kryeministrat Edi Rama e ai i Kosoves, Albin Kurti, ku krahas vendosjes së buqetave me lule lanë dhe një shënim në librin e lamtumirës për Ismail Kadarenë.

Sipas Euronews Albania, kryeministri Rama zgjodhi një mesazh të shkurtër, ku shkruan: “I the të gjitha, fli i qetë”.

Ndërkohë që mesazhi i lënë nga bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama, ishte: “Ismail! Të privilegjuar të ishim bashkëkohës, të privilegjuar të të lexonim në shqip, Linda Rama”.

"I the të gjitha", zbardhen mesazhet nga Rama dhe Kurti për

Rama ishte i vetmi që mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së homazheve, ku sipas tij një gjë e tillë iu kërkua nga bashkëshortja e Kadaresë, Helena Kadare.

Sakaq kryeministri i Kosovës, nuk mundi të mbante dot një fjalim, por la një mesazh më të gjatë në librin e kujtimeve të shkrimtarit.

Në mesazhin e tij, lideri i Kosovës vlerëson maksimalisht figurën e Kadaresë dhe thekson se vepra e tij do të jetojë gjatë.

“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia me gjithë mitet, politika me gjithë intrigat, gjuha me gjithë bukurinë, me romanet dhe pozitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne.

Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”- shkruan Kurti.

"I the të gjitha", zbardhen mesazhet nga Rama dhe Kurti për

Të fundit