Flash News

E-TJERA

I theu nofullën nënës dhe më pas u hodh në det, gjendet i pajetë 20-vjeçari shqiptar në Itali

I theu nofullën nënës dhe më pas u hodh në det, gjendet

Një 20-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 12:00 në ujërat përballë portit të Civitanova Marche, pasi një ditë më parë ishte hedhur në det pas një konflikti me të ëmën. Lajmi është konfirmuar për LaPresse nga burime të zjarrfikësve të Macerata, shkruajnë mediat italiane. 

Viktima është Riccardo Merkuri, 20 vjeç. Pas agresionit ndaj nënës, të cilën e kishte goditur me grushte në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rënda, ai ishte larguar nga shtëpia me makinën e tij Mercedes. I riu kishte lënë telefonin celular në banesën e familjes në Pollenza dhe ishte nisur drejt Civitanova Marche. Që nga mbrëmja e së premtes, gjurmët e tij kishin humbur.

Hetuesit, të cilët pasditen e djeshme kishin gjetur automjetin e tij pranë hyrjes së portit, dyshonin se ai ishte hedhur vullnetarisht në det  një hipotezë që tashmë është konfirmuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet e fundit të të riut: fillimisht në hyrje të portit, më pas ndërsa hidhej në det . Në një tjetër regjistrim ai shihet teksa rishfaqet në sipërfaqe dhe hidhet sërish më tej, pa dalë më.

Ndërhyrja e zjarrfikësve, së bashku me njësinë e zhytësve nga Teramo, si dhe me pjesëmarrjen e rojës bregdetare dhe karabinierëve, ka qenë e menjëhershme. Kërkimet u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës dhe rifilluan këtë mëngjes në zonën ujore përballë portit, me ndihmën e dronëve.

Familja e të riut, me origjinë shqiptare dhe prej më shumë se njëzet vitesh në Itali, është e njohur në Pollenza. Nëna, Albana Kastrioti, 53 vjeçe, e cila mbeti viktimë e dhunës, është pronare e një qendre estetike. Bashkëshorti i saj, Mario Merkuri, është sipërmarrës në fushën e ndërtimit.

Sherri kishte shpërthyer pikërisht në ditën e 20-vjetorit të Riccardos, djali më i vogël i familjes, i cili e kishte goditur nënën duke i thyer nofullën. Rreth orës 21:00, britmat e gruas alarmuan fqinjët dhe bashkëshortin e saj, i cili ndodhej jashtë banesës në atë moment. Ajo u gjet në dyshemenë e banjës, e gjakosur dhe pa ndjenja. 

Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, 20-vjeçari ishte larguar tashmë. Albana Kastriot ndodhet aktualisht e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Maceratës dhe nuk është në rrezik për jetën.

Të fundit