Flash News

E-TJERA

I vëllai denoncoi se s’kishte kontakt me mjekët, MSH detyron të motrën të reagojë nga Infektivi: Najada, jam fansja jote!

I vëllai denoncoi se s’kishte kontakt me mjekët, MSH detyron

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar videon e një pacienteje me Covid-19 nga Infektivi ku ndodhet e shtruar, teksa falënderon me radhë mjekët e spitalit, veçanërisht mjeken Najada Çomo.

Reagimi i saj vjen pasi i vëllai kishte bërë një denoncim në ‘neës 24’. AI deklaronte se prej tri ditësh nuk kishte asnjë kontakt me mjekët për të mësuar për gjendjen e motrës  

Në këtë video të shpërndarë nga spitali, gruaja lavdëron fillimisht Dr.Najada Çomo dhe më pas të gjithë stafin për përkushtimin.

Përshëndetje doktoreshë Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë, shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët tek Infektivi, për pacientët me COVID-19. Kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu tek Infektivi nga fjalët negative të njerëzve, isha e frikësuar. Nuk dija çfarë të bëja.

Unë jam fansja jote e parë. Dhe jashtë ku jetoja të ndiqja me pasion. Dukesh që je njeri shumë i mirë dhe vetëm prej teje vendosa të vija dhe thashë kam besim tek ai njeri”, thotë gruaja 40-vjeçare ndër të tjera.

Të fundit