Flash News
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
I vendosën tritol një banese, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori
Një 27-vjeçar është arrestuar pasi akuzohen se kanë vendosur lëndë plasëse në banesën e një shtetasi tjetër. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori.
“U vu në pranga shtetasi O. Ç., 27 vjeç, dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A”,- njofton Policia.
Ndërkohë njoftohet gjithashtu se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të tjerë, pasi gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur municion luftarak.
“U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.
Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.