Flash News

E-TJERA

I vendoset flaka makinës së 28-vjeçarit në Fushë Krujë, vëllai i tij: S'kemi konflikte, dajës ia dogjën para 2 muajsh

I vendoset flaka makinës së 28-vjeçarit në Fushë

Një automjeti i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00.

Mjeti tip “Reno” ishtë në pronësi të Besmir Buci, 28-vjeç, nga fshati Halil. Vëllai i tij, Krenar Buci ka thënë për mediat se nuk janë në konflikt me askënd, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet që vënë para drejtësisë autorët.

Ai tha se edhe para 2 muajsh dajës së tij iu dogj makina, por autorët nuk u zbuluan.

“Ka ndodh rreth orës 10: 15. Ata nëse janë burra le të përballen me ne jo të na djegin makinat. Nuk kemi konflikt me asnjërin, i bëj apel policisë që të marri masat ta zbardhi këtë gjë. Edhe 2 muaj më parë ia dogjën dajës makinës”, tha ai.

Të fundit