Flash News

E-TJERA

I vendosi tritol servisit në Fushë-Krujë, identifikohet dhe kapet autori

I vendosi tritol servisit në Fushë-Krujë, identifikohet dhe kapet

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar 34-vjeçarin Ervin Sherra, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës plasëse në qepenin e servisit të automjeteve në Fushë Krujë.

Lënda plasëse u vendos me 28 shtator në servisin e automjeteve në pronësi Alfred Gurra, në fshatin Luz.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Autoritetet kanë sekuestruar motomjetin, që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari Ervin Sherra në këtë ngjarje dhe celulari i tij.

Aktualisht vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.

Të fundit