Flash News

E-TJERA

U kap i veshur me anti-plumb dhe çantë me armë, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

U kap i veshur me anti-plumb dhe çantë me armë, arrestohet

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 35-vjeçar dhe duket se sot ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale.

Mësohet se i arrestuar është A.L. 35 vjeç, i cili mësohet se në momentin kur u kap nga policia mbante veshur rroba ushtarake, një anti-plumb, si dhe çantë me arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit