Flash News

E-TJERA

I vetmi në garë, Armand Duka zgjidhet në krye të FSHF-së për herë të shtatë

I vetmi në garë, Armand Duka zgjidhet në krye të

Armand Duka është rikonfirmuar në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, në një mandat tjetër 4-vjeçar. Kjo është hera e shtatë që Duka merr drejtimin e FSHF-së.

Vendimi u mora nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e sotme. Për mua nuk është thjesht një votim, është një vlerësim që më detyron të jem më i përkushtuar në shërbimin tuaj, në shërbim të FSHF. Do të bëjmë të pamundurën ë loja jonë, kampionati ynë, zhvillimi i infrastrukturës dhe stabiliteti financiar i FSHF të jenë në nivelet maksimale. Uroj që ne të gjithë bashkë të jemi pjesë e Botërorit 2026. Suksese Sylvinho, suksese ekipi Kombëtar shqiptar. Faleminderit të gjithëve”, tha Duka në fjalën e tij.

Të fundit