Flash News

E-TJERA

I vetmi në Superligë, Ballkani merr titullin kampion për herë të dytë radhazi

I vetmi në Superligë, Ballkani merr titullin kampion për

Ballkani është shpallur kampion i Kosovës në Superligë për herë të dytë radhazi, me fitoren 2-0 ndaj Ferizajt.

Suharekasit bëhen skuadra e parë në histori të Superligës që mbron titullin kampion. Ballkani e arrin këtë për herë të dytë në historinë e saj si klub.

Titulli i dytë kampion erdhi falë fitores ndaj Ferizajt me rezultat 2-0, me skuadrën e Ilir Dajës që dominoi tërësisht takimin me shumë raste të krijuara.

Të dy golat e fitores u shënuan në pjesën e dytë, pasi në të parën nuk kishte gola të realizuar.

Fillimisht ishte kapiteni, Edvin Kuc që shënoi gol me kokë për rezultatin 1-0, në minutën e 65-të.

Të fundit