Flash News

E-TJERA

I vihet flaka "Benz-it" në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

I vihet flaka "Benz-it" në Korçë, dyshohet për

Një makinë është djegur orët e para të mëngjesit në fshatin Mborje të Korçës. Pronari i mjetit është identifikuar si Arjel Cena.

Mjeti tip "Benz" ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës Cenës, bën me dije policia. Kjo e fundit shton se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Nisur nga kjo, po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për konflikt të mundshëm të Arjel Cenës me ndonjë person tjetër.

"Rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit