Flash News

E-TJERA

I vihet tritol biznesit në Kuçovë

I vihet tritol biznesit në Kuçovë

Një sasi lënde plasëse është vendosur në një biznes në Kuçovë.

Sipas policisë, biznesi është në pronësi të shtetasit G. S. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit