Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në një biznes në Durrës, pronari: Hera e pestë që më kërcënojnë

Shpërthim tritoli në një biznes në Durrës, pronari:

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një biznes në zonën e Kënetës, Durrës. Si pasojë ka vetëm dëme material.

Biznesi ishte në pronës të 58-vjeçarit Shaban Aga. Ky i fundit ka thënë për mediat se është hera e pestë që biznesit të tij i kanë vendosur lënë plasëse.

Ai shtoi se familja e tij është e panikosur nga ky kërcënim i përsëritur. Pista e hetimeve është një konflikt i Agës me një individ me inicialet D.K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autori/autorët kanë kaluar me makinë dhe kanë vendosur lëndën plasëse pa zbritur nga mjeti.

Të fundit