Flash News

E-TJERA

I vjedhur në Gjermani, sekuestrohet Benz-i luksoz prej 250 mijë eurosh në Tiranë

I vjedhur në Gjermani, sekuestrohet Benz-i luksoz prej 250 mijë eurosh

Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro. 

Dyshohet se mjeti i tipit “Mercedes-Benz AMG G63” ishte trafikuar nga Gjermania, ndaj një 34-vjeçar është shpallur në kërkim. 

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni i koduar “Stolen line”.  

Sekuestrohet 1 automjet me vlerë rreth 250 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.  

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.  

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.       

Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.    

Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit