Flash News

E-TJERA

I vodhi 800 mijë lekë pacientit, Gjykata lë të lirë infermieren Ronida Hysi

I vodhi 800 mijë lekë pacientit, Gjykata lë të lirë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për infermieren Ronida Hysi, e cila i vodhi 80 mijë lekë të reja një pacienti të infektuar me Covid-19.

Mësohet se Gykata ka vendosur që të lirojë nga qelia Hysin, duke ndërruar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në "arresht shtëpie”.

Rasti i Hysit u bë publik nga emisoni "Stop", pasi u denoncua nga djali i të ndjerit që kishte zhvatur. Djali i  pacientit me inicialet K.C., kishte denoncuar fillimisht në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

I riu shprehej se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se paratë me portofolin ishin zhdukur.

Hysi nuk ishte mjaftuar vetëm me ato, por kishte grabitur edhe 60 mijë lekë të reja nga karta bankare e të ndjerit, duke shkuar tre herë nëpër bankomate të ndryshme.

Të fundit