Flash News

E-TJERA

I vodhi para pacientit me Covid-19, arrestohet infermierja

I vodhi para pacientit me Covid-19, arrestohet infermierja
Spitali Infektiv

Policia ka arrestuar një infermiere të spitalit Infektiv në Tiranë, e cila akuzohet se i ka vjedhur paratë nga llogaria bankare pacientit të shtruar në këtë spital.

Sipas Policisë, ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi në bazë të pamjeve filmike, ku rezulton se ka vjedhur një shume parash në portofolin e pacientit K. D., i cili ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Djali i të ndjerit ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë. Policia konstaton se edhe shuma e parave është tërhequr nga infermierja me iniciale R. H.

Mbi këtë të fundit rëndojnë akuzat për "Vjedhje" dhe "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Rasti u denoncua në emisionin investigativ “STOP”.

Të fundit