Flash News

E-TJERA

I vodhi paratë pacientit që humbi jetën nga Covid-19, 5 vite burg për infermieren e Infektivit

I vodhi paratë pacientit që humbi jetën nga Covid-19, 5 vite burg
Në Foto/ Infermierja e Infektivit Roniada Hysa

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg infermierin e Spitalit Infektiv Roniada Hysa, e cila akuzohej për vjedhjen e një sasie parash të një pacienti që kishte ndërruar jetë nga Covid-19.

Ndaj Hysës u aplikua gjykimi i shkurtuar çka bëri që infermieres t’i mbeten për të kryer 4 vite e 4 muaj burg. Roniada Hysa u arrestua në janar të viti 2021, p-as kallëzimit penale të djalit të pacientit që ndërroi jetë në Infektiv.

Sipas provave të mbledhura gjatë hetimit, Hyda kishte tërhequr një shumë prej gati 60 mijë lekësh në bankomat përmes kartës së pacientit të ndjerë.

 

Të fundit