Flash News

E-TJERA

I vranë kunatin dhe i plagosën djemtë, kush është Gentjan Bejtja; Më herët u ka shpëtuar dy atentateve

I vranë kunatin dhe i plagosën djemtë, kush është

Gentian Bejtja i ka shpëtuar sërish një atentati me armë zjarri, ngjarje e ndodhur pak pas në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës.

Kësaj here, plumbat që dyshohet se kishin objektiv Bejtjan i kanë marrë jetën kunatit të tij Ramazan Sino dhe i plagosën dy djemtë e mitur 13 dhe 8 vjeç. 

Kush është Gentjan Bejtja

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013.

Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 8 vitesh. Ai u rrëmbye jashtë ambienteve të një lokali dhe s’dihet asgjë për fatin e tij.

Gjithashtu, më shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

Gentjan Bejtja u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka edhe mbrëmjen e 9 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

 

 

Të fundit