Flash News

E-TJERA

I vrau me sëpatë motrën, flet bashkëshortja e autorit: U nxeh se nuk i hapi telefonin

I vrau me sëpatë motrën, flet bashkëshortja e autorit: U

Bashkëshortja e 58-vjeçarit që vrau me sëpatë kunatën ka folur për mediat duke dhënë detaje nga ngjarja.

Ajo ka treguar se gjithçka nisi nga një konflikt i çastit, pasi motra e saj nuk i kishte hapur telefonin. Motra e viktimës ka rëfyes se bashkëshorti i saj ishte kthyer nga puna dhe ishte konfliktuar me viktimën para se ta vriste.

“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja nëpër ara. Ziheshin kot për gjëra koti. Sherr koti për punët e shtëpisë, s’ka ndonjë gjë. Njeriut në shtëpi i ndodhin lloj lloj gjërash. Me mua s’kishte konflikti bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë. Që aty motra e mori inat. Bashkëshorti merret me pastrim. Nuk e mbanim dot sot, ishte i fortë. Nuk e di kush i njoftoi por erdhi një polic para, pastaj erdhi ambulanca. Sot kërkojmë drejtësi. Dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni. Nuk ishte i alkoolizuar ato momente”, tha bashkëshortja e autorit.

58-vjeçari e qëlloi prë vdekje me sëpatë 44-vjeçaren. Ajo gjeti vdekjen në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Të fundit