Flash News

E-TJERA

I vunë flakën mbeturinave, fermerëve iu del zjarri jashtë kontrollit, digjen 2 ha tokë në Berat

I vunë flakën mbeturinave, fermerëve iu del zjarri jashtë
Foto/ Parcela e djegur në fshatin Starovë

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Starovë në Berat.

Mësohet se kanë qenë fermerët ata që kanë ndezur zjarrin për të djegur mbeturinat dhe mbetjet e ndryshme bujqësore.

Për shkak të erës, flakët janë përhapur në drejtim të shkurreve dhe ferishteve duke rrezikuar më tej tokat bujqësore dhe zonat me pemë frutore dhe vreshta.

Pas dhënies së sinjalit për zjarr, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje duke vendosur flakët nën kontroll. Si pasojë e zjarrit, janë djegur afro 2 ha parcela të mbjella me misër, pemë frutore dhe vreshta.

 

 

Të fundit