Flash News

E-TJERA

I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, ndërron jetë gruaja në Korçë

I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, ndërron jetë gruaja

Ka ndërruar jetë gruaja, që dyshohet se i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni në lagjen 10 të qytetit të Korçës.

Mësohet se S.K., rreth 49 vjeçe ka ndërruar jetë rrugës për tek Trauma. 

Fillimisht u raportua se në shtëpinë e viktimës e kishte rënë zjarr dhe kjo e fundit në tentativë për të shpëtuar u hodh nga ballkoni, por pas hetimeve policia zbardhi ngjarjen.

“Korçë/Informacion paraprak


Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Të fundit