Flash News

E-TJERA

I vuri tritol banesës së Armand Dukës, shoqërohet autori i dyshuar, administratori i një kompanie në Durrës

I vuri tritol banesës së Armand Dukës, shoqërohet autori i

24 orë pas shpërthimi me tritol në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka në Durrës, është identifikuar dhe shoqëruar autori i dyshuar.

Bëhet fjalë për Areln Hasanaj, 34 vjeç dhe bashkëpronar dhe administrator i kompanisë 'Euroshop Durrës’ dhe jetonte në lagjen e Dukës.

Arlen Hasanaj u kap nga kamerat e banesës teksa vendoste rreth 100 gram eksploziv në portën e banesës së Armand Dukës dhe më pas largohet me vrap.

Deri tani, mbeten të paqarta motivet apo konflikti që ka mes tij dhe Dukës, megjithatë 34-vjeçari po merret në pyetje në ambientet e policisë.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha.

Të fundit