Flash News

E-TJERA

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në Durrës.

Sipas policisë, 49-vjeçari A. B ka djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte. Policia bëri të mundur ndalimin dhe kapjen e autorit për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore.

Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për zjarrvënie në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

 

Të fundit