Flash News

E-TJERA

I vuri zjarrin sipërfaqes me bimësi në Seman, arrestohet 59-vjeçari, nën hetim një grua

I vuri zjarrin sipërfaqes me bimësi në Seman, arrestohet

Një 59-vjeçar është vënë në pranga, pasi duke ka djegur një sipërfaqe me bimësi në zonën e quajtur “Grykëderdhja e Semanit”.

59-vjeçari Xh. V ishte duke djegur disa barëra të thatë, por zjarri i doli nga kontrolli dhe flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke me bimësi.

Ndërkohë është proceduar penalisht një grua, e cila duke djegur barëra ka shkaktuar zjarr në bazën ushqimore të blegtorisë së fqinjit.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Fier.

Dogji me zjarr një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Gjithashtu procedohet penalisht për zjarrvënie edhe 1 shtetase.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 59 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier, pasi duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasja J. M., banuese në Grykë, Fier, pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

 

Të fundit