Flash News

E-TJERA

I zhdukur prej një muaji, gjendet i pajetë 29-vjeçari shqiptar në Greqi

I zhdukur prej një muaji, gjendet i pajetë 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në kushte tragjike. Angjelo Avdiu u gjet i varur në një pemë me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke.

Banesa thuhet se ishte bosh pasi prej kohësh familja nuk banonte aty.

Avdiu ishte raportuar i zhdukur një muaj më parë. Më 30 tetor ai ishte larguar nga zona Vartholomiu në rajonin Achaia, ku ndodhej për të vizituar familjarë të afërt.

Viktima është identifikuar nga rrobat nga nëna e tij. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me 29-vjeçarin.

Të fundit