Flash News

E-TJERA

I zhdukur prej tre ditësh, gjendet i pajetë 49-vjeçari pranë lumit Buna

I zhdukur prej tre ditësh, gjendet i pajetë 49-vjeçari

Një 49-vjeçar, i raportuar i zhdukur tre ditë më parë, është gjetur pa shenja jete pranë lumit Buna në Shkodër.

Sipas policisë, nga kqyrja nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e tij.

49-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij më 13 mars.

“Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

Të fundit