Flash News

E-TJERA

I zunë pritë, plagoset me armë zjarri shqiptari në Itali

I zunë pritë, plagoset me armë zjarri shqiptari në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar u plagos në një pritë mbrëmjen e së martës në orën 20:30 jashtë një lokali në San Frediano a Settimo, pranë Cascina.

Mediat italiane raportojnë se autori qëlloi të paktën tre të shtëna në drejtim të tij me një armë të kalibrit të vogël dhe më pas u largua.

Policia po heton episodin dhe dyshon se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh, edhe pse i plagosuri ka precedentë të pastër penalë.

Të shtënat me armë e goditën shqiptarin në këmbë, dorë dhe ijë. Hetuesit nuk kanë marrë informacione të dobishme as nga dëshmitarët dhe besojnë se heshtja vjen kryesisht nga frika e hakmarrjes.

Të fundit