Flash News

E-TJERA

‘Ia mbath nga Tirana’, ku do jetë Rama gjatë protestës së 7 korrikut që mbahet te kryeministria

‘Ia mbath nga Tirana’, ku do jetë Rama gjatë

Nesër në orën 19:00 PD dhe parti të tjera opozitare bashkë me shoqërinë civile organizojnë një protestë kombëtare kundër qeverisë Rama.

Protesta është parashikuar të mbahet për dy orë përballë kryeministrisë, por nga ana tjetër ku do të jetë kreu i qeverisë Edi Rama?

Pak ditë më parë, kryedemokrati Berisha e ka paralajmëruar se ditën e protestës, Rama nuk do jetë në Tiranë.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se “të enjten kryeministri “do ia mbathë nga Tirana”. Nga ana tjetër, edhe vetë Rama deklaroi të shtunën që kaloi gjatë inaugurimit të aksit Kardhiq-Delvinë se do të jetë në by-passin e Vlorës

“Tani mbaroj kjo, tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.

Të fundit