Flash News

E-TJERA

“Ia morën edhe ëndrrat, edhe jetën”, mesazhi prekës i nënës së Martin Canit

“Ia morën edhe ëndrrat, edhe jetën”, mesazhi

Prindërit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” dhe jo vetëm, kanë organizuar sot një protestë-marshim pas vdekjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj.

Për herë të parë, ka reaguar edhe nëna e 14-vjeçarit të ndjerë.

Një qytetare e pranishme ka lexuar mesazhin e nënës së Martinit, e cila shprehet se djalit të saj i vodhën edhe ëndrrat, edhe jetën.

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Mos e provoftë njeri këtë dhimbje. Faleminderit për mbështetjen. Me respekt Florina Cani”, ka qenë mesazhi i nënës së Martinit.

Martin Cani ndërroi jetë më 18 nëntor pasi u qëllua me thikë pranë shkollë "Fan Noli" aty ku ishte nxënës. Mario Perlleshaj e qëlloi me thikë në zemër duke i shkaktuar tragjikisht vdekjen. Bashkë me të, u plagos edhe shoku i ngushtë Martinit.

Të fundit