Flash News

E-TJERA

Identifikohen dy raste me variantin Delta në Shqipëri, në cilat qytete janë shfaqur

Identifikohen dy raste me variantin Delta në Shqipëri, në cilat

Varianti Delta është konfirmuar për herë të parë në Shqipëri. Dy rastet e para janë shfaqur në qarkun e Gjirokastrës. Të dyja rastet janë qytetarë të ardhur nga jashtë vendit.

Një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati Asim Zeneli ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe komplikacione të njëjtat me variantin Delta.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet tek një qytetar i ardhur nga jashtë Shqiperisë. Gjendja shëndetësore e pacientëve është e stabilizuar.

Varianti Delta ka shqetësuar gjithë botën, pasi është cilësuar si më ngjitës. shumë shtete po përballen me rritje të numrit të infeksioneve dhe këtë valë të re ia kanë adresuar përhapjes së këtij varianti, që ka orgjinë nga India.

Më herët delta u konfirmua edhe në Kosovë. Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 132,544 raste pozitive dhe 2,456 viktima.

Javët e fundit situata me Covid-19 është përmirësuar dhe shifrat e regjistruara kanë qenë të ulëta. Sa i përket procesit të imunizimit, në vendin tonë janë kryer më shumë se 1 milion vaksinime.

Të fundit