Flash News

E-TJERA

Identifikohen dy turistët italianë që vdiqën në aksidentin tragjik në Sarandë

Identifikohen dy turistët italianë që vdiqën në

Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano u përplasën me një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.

Dy adoleshentët që ishin në makinë mbetën të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Konsumoi aksidentalisht metadon, ndërron jetë në spital e mitura nga Saranda

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit