Flash News

E-TJERA

Identifikohen katër viktimat e aksidentit në aksin Fier-Vlorë, familja ishte nga Patosi

Identifikohen katër viktimat e aksidentit në aksin Fier-Vlorë,

Katër personat që humbën jetën në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, janë nga Patosi. Gjithashtu janë bërë me dije identitetet e tyre.

Kryefamiljari ishte Eduard Gushi 44-vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi 33-vjeç, si dhe dy vajzat A. G., 14-vjeçe dhe E. G., 9-vjeçe.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se tre persona të tjerë janë plagosur dhe po marrin në spitalin e Vlorës ndihmën mjekësore. Të plagosurit janë Fabio Lamaj, Glori Selimi dhe Igli Madani, nga Tirana. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23 në vendin e quajtur “Kripa”, ku automjeti tip “Audi” është përplasur me një mjet tip “Toyota”. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

Të fundit